55-vjeçari Izmir Dumani humbi jetën tragjikisht teksa ishte duke qëndruar në oborrin e banesës së tij në fshatin Shtushaj të Bulqizës. Viktima ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një mjet kamionçinë në pronësi të shtetasti 39-vjeçar me inicialet A.T. Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës, kur 39-vjeçari po ngrakonte gurë në një zonë mbi banesën e Izmir Dumanit.