Një 51-vjeçar humbi jetën në një akisdent rrugor mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin Lezhë – Mabe, në zonën e Dajçit. Një kamion që drjetohej nga një 28-vjeçar u përplas me një motor. Goditja ishte e fortë ndërsa mori plagë të shumta drejtuesi I motorit, 51-vjeçari Arben Tanushi. Ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit por nuk mundi të mbjetojë.