Një doganier dhe një shofer kamioni kanë rënë në prangat e policisë kufitare në Kapshticë. 32-vjeçari Marjo Taraj, doganier dhe 48-vjeçari Astrit Murataj, shoferi I kamionit, dyshohet se do të lejonin kalimin e një kamioni kontrabandë. Murataj u kap duke transportuar me automjet një sasi të konsiderueshme produkti ushqimor të kontrabanduar, ndërsa Taraj dyshohet se shpërdoroi detyrën, duke lejuar kalimin e sasisë së produktit, në mënyrë të paligjshme.