Ende nuk ka asnjë të dhënë, se cilët ishin ata persona që montuan kamerat në kryqëzimet kryesore të rrugëve të Shkodrës, kamera që mbikqyrnin lëvizjet e qytetarëve dhe forcave të rendit.Nga grupi i hetimit bëhet e ditur se prej ditës së shtunë janë shoqëruar disa persona të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyrë në polici në lidhje me ekzistencen e këtyre kamerave por edhe për pronarët e tyre.