Policia e Shtetit po kryen verifikime në të gjitha qytetet shqiptare për kamerat e sigurisë të vendosura në ambiente publike pa pronar. Vetë Drejtori I Përgjithshëm I Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku I ka kërkuar të gjithë Drejtorëve në të gjitha qytetet që të kryejnë kontrolle dhe të evidentojnë këto kamera sigurie. Deri në këto moment nuk ka një aksion policor për cc’montimin e kamerave ashtu si në Shkodër, por shumë shpejt pritet një aksion I tillë I shtrirë në të gjitha qytetet, konfirmon zëdhënësi I Policisë së Shtetit Gent Mullai.