Një kambist që ushtronte aktivitetin në mënyrë të paligjshme, ka rënë pre e hajdutëve në qytetin e Durrësit, duke I marrë 10 milionë lekë të vjetra. Njëri prej autorëve me inicialet V. R., 63 vjeç, banues në Durrës, u arrestua për veprën penale “Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim. Nga ana tjetër, Policia shpalli në kërkim autorin kryesor të ngjarjes, njëkohësisht bashkëpunëtor I 63-vjeccarit.