Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë disa mënyra për të menaxhuar kërcënimet bërthamore në nivel të agjencive të inteligjencës, ka thënë se e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Moskë, Elizabeth Rood, për agjencinë shtetërore ruse, Ria Novosti. Më herët gjatë këtij muaji, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, CIA, Ëilliam Burns është takuar me Sergei Naryshkinin, udhëheqësin e inteligjencës së jashtme ruse, duke e paralajmëruar për pasoja në rast se Rusia përdor ndonjë lloj të armës bërthamore, ka thënë Shtëpia e Bardhë.