Konsumatorët që nuk paguan në kohë faturat e energjisë u detyruan të paguajnë 14 milionë euro si kamatëvonese gjatë vitit 2023. Sipas Monitor, numri i faturave për të cilën është arkëtuar kamatëvonese është 1.88 milionë. Të paktën 1/5 e kamatëvonesave janë regjistruar në muajin nëntor që përkon me një vlerë prej 279 milionë lekë. Kamatëvonesat faturohen në momentin kur fatura e muajit nuk paguhet brenda afatit 30 ditor të muajit pasardhës.