“Puno dhe jeto aty ku ke zemrën” – kjo është ftesa e qeverisë shqiptare drejtuar emigrantëve që jetojnë e punojnë në Greqi. Panairi i Punës, i pari i këtij lloji, u çel këtë të dielë në Athinë. Pjesë u bënë qindra kompani shqiptare, lider të investimeve, agjenci punësimi, sipërmarrës IT, inovatorë etj.