Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me ngjarjen e ndodhur disa minuta pas mesnatës këtë të shtunë në zonën e Saukut në kryeqytet. 18 vjeçarja Natalia Murtati dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në pjesën e kraharorit, teksa aktualisht është në gjendje shëndetësore të qëndrueshme, duke marrë trajtim në spitalin Universitar të Traumës.