Top News – Kalvari i Vuçiçit për në Rusi / 10 orë udhëtim, tani përballet me zemërimin e BE-së
08/05/2025 14:01

10 orë iu deshën presidentit serb, Aleksander Vucic për të mbërritur në Moskë, ku do të marrë pjesë në festimet e ditës së fitores mbi gjermaninë naziste, pasi avioni me të cilin ai udhëtonte u detyrua të ndalej në Azerbajxhan, për shkak të sulmeve ukrainase me dronë që cuan në mbylljen e aeroporteve në kryeqytetin rus. Avioni i vucic u ul përkohësisht në Baku, Azerbajxhan, pasi disa shtete mbyllën hapësirën e tyre ajrore për shkak të sulmeve ukrainase me dronë në Moskë. Vuçiç u vonua për rreth dy orë në aeroportin e Bakus para se të nisej përsëri për në Moskë. Sidoqoftë ai mbërriti në Moskë të mërkurën në mbrëmje, duke rrezikuar zemërimin e brukselit. Televizioni shtetëror rus shfaqi pamje të Vuçiçit në kryeqytet, ku Kremlini tha se ai do të ketë gjithashtu një takim me Presidentin Vladimir Putin pas paradës të së premtes. "Pas shumë vitesh, përsëri në Moskë", shkroi Vuçiç në Instagram, duke ndarë një foto të tij në aeroportin e Moskës. Bashkimi Evropian ka paralajmëruar vazhdimisht se nuk do t'i shohë me sy të mirë veprime të tilla nga shtetet anëtare ose vendet kandidate, sic është edhe serbia që prej 2012-ës. "Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë si zakonisht", tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Markus Lammert, javën e kaluar, duke iu referuar pushtimit të Ukrainës nga Moska. Por ai nuk pranoi të spekulojë për ndonjë pasojë. Kjo i ka lënë hapësirë për manovrim Vuçiçit, të cilin Putini e nderoi me një çmim të lartë në vitin 2019 për promovimin e lidhjeve midis vendeve. Serbia ka mbajtur prej kohësh lidhje të ngushta me Rusinë dhe ndan me të një neveri të përbashkët ndaj NATO-s që nga bombardimet e luftës në Kosovë në vitin 1999.

Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30