Gjashtë pedagogët e arrestuar për korrupsion pasiv në universitetin e Elbasanit dalin këtë të martën para gjykatës. Pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Edukimit u arrestuan nga policia mëngjesin e së premtes teksa ishin në ambientet e fakultetit. Njëra prej tyre ndodhej jashtë vendit dhe është shpallur në kërkim. Ndërsa është arrestuar edhe sekseri, i cili mori paratë për tua dhënë pedagogëve. Prokuroria pritet të kërkojë masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra për pedagogët dhe arrest me burg për sekserin Gazmend Hodo.