Komisariati numër 1 i Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, ka referuar në SPAK materialet e grumbulluara nga incidentet në Kuvendin e Shqipërisë. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se kallëzimi është bërë ndaj grupit parlamentar të Partisë Demokratike për dy akuza, atë të shkatërrimit të pronës si dhe përdorimin e lëndëve piroteknike.