Avokati Asdren Bytyrqi ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës, kallëzim penal ndaj Belisar Jezercit, anëtar i “Lëvizja e Deçanit”, duke e akuzuar atë për thirrje të vazhdueshme për shfarosje dhe spastrim etnik ndaj myslimanëve shqiptarë. Avokati Bytyqi kërkoi që Prokuroria Speciale të ngrejë aktakuzë për grupin “Lëvizja e Deçanit” dhe paraburgim për Belisar Jezercin.