Pas kallëzimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për skandalin me sistemin TIMS, Prokuroria e Tiranës ka kthyer mbrapsht dosjen. Në një reagim nga organi i akuzës, thuhet se materialet e dorëzuara nga AMP për sistemin TIMS nuk ishin të plota, ndërkohë që është dërguar fashikulli në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për hetime dhe veprime shtesë.