SPAK nuk gjeti prova që mund ta implikojnë kryebashkiaken e Roskovecit Majlinda Bufi në planet për te ndërtuar Termicentralin me gaz në fshatin Suk. Për këtë arsye SPAK deklaron për Top channel se pasi kreu verifikimet e nevojshme ka shpallur moskompetencën duke ja deleguar hetimin prokurorisë së Fierit që do të duhet të vendosë nëse ka apo jo vepër penale.