Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama u paraqit këtë të premte në SPAK për të tërhequr vendimin që ka marrë prokuroria, lidhur me kallëzimin që ai ka depozituar për kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Olsi Rama qëndroi rreth 5 minuta në ambientet e SPAK, ndërsa në dalje të kësaj strukture iu përgjigj interesimit të medias lidhur me dosjen “Xibraka”, ku mohoi përfshirjen e tij në këtë çështje.