12 vite pas protestës së 21 janarit, socialistët çojnë në duart e SPAK audiopërgjimin e komunikimeve të Ndrea Prendit me punonjësit e gardës së republikës, ditën kur në bulevard mbetën të vrarë katër protestues. Për provën e re, transmetuar pak ditë më parë në Top Neës, ministri i drejtësisë, Ulsi Manja kallëzoi në SPAK Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ndrea Prendin.