Pas kërkesës së një grupi deputetësh nga opozita, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin për Kryebashkiakun e Malësisë se Madhe, Tonin Marinaj. Lajmi është konfirmuar nga Prokuroria e Përgjithshme nëpërmjet shkresës që i ka dërguar KQZ-së, dhe për dijeni Kuvendit të Shqipërisë. Kërkesa Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike u dërguar dy ditë më parë drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm për verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të Kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj. Ky I fundit akuzohet nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.