Argita Malltezi është paraqitur në SPAK këtë të enjte për t’u marrë në pyetje në lidhje me kallëzimin për shpifje që ka depozituar ndaj saj, gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka. Në tetor të vitit të kaluar, Gjoka kërkoi nga Prokuroria e Posaçme që të hetojë një deklaratë publike të Malltezit në lidhje me ekzistencën e një videoje, ku sipas vajzës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha ajo është filmuar duke negociuar marrjen e 500 mijë eurove. Pas dëshmisë së dhënë në SPAK, Malltezi foli për gazetarët.