Pirgut të kallëzimeve në SPAK ndaj Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës iu shtua këtë javë një tjetër padi, të ngritur nga ish-deputeti, Halit Valteri. Valteri njoftoi në Zona Zero në Top News se kishte depozituar kallëzimin për pagesat në offshore me kompani ruse të Monika Kryemadhit. Kur u pyet se cilat ishin pritshmëritë e tij nga prokurorët e posaçëm për këtë kallëzim, ish-deputeti nuk u shfaq fort optimist, por tha se do të vinte dita kur paprekshmërisë së dyshes Kryemadhi-Meta do t’i vinte fundit.