Një tjetër shtetas ka rënë në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje. Këtë herë shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin kanë ushtruar kontroll brenda një banese në fshatin Bishqem, ku dyshohej për armëmbajtje pa leje. Pas kontrollit, 31-vjeçarit i është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit tip kashashnikov me municion luftarak të cilën e mbante pa leje. Ai u arrestuar për veprën penale mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit, ndërsa prokuroria e Elbasanit po zhvillon veprimet e tjera për rastin.