Policia e Përmetit ka arrestuar 33-vjeçarin Kristjano Kolaqi, pasi nga kontrolli në banesën e tij u gjetën armë zjarri dhe lëndë narkotike. Ndaj 33-vjecarit rëndojnë akuzat për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Në banesë u gjetën dhe u sekuestruan nga policia 3 armë zjarri, përkatësisht 1 kallashnikov dhe 2 pushkë, 300 fara Cannabisi, sasi Cannabisi e dyshuar e poseduar me qëllim shitjen, si dhe 4 krehra dhe fishekë luftarakë.