Armë zjarri, municione luftarake e sende të tjera të kundraligjshme, u sekuestruan këtë të martë nga policia e Dibrës, ndërsa dy persona u vunë në pranga. Dalip Deda 68 vjec dhe Pajtim Deda 38 vjec, babë e birë, të dy banues në fshatin Shullan të Dibrës u vunë në pranga në kuadër të operacionit policor “Weapons”.