Në përmbyllje të vizitës në Kosovë, shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas u ndal në Mitrovcën e Veriut. Teksa vizitoi edhe zyrën e EULEX-it, Kallas u shpreh se vizita në veri të vendit ishte e rëndësishme, për të parë dhe dëgjuar nga afër se çfarë ndodh në terren.