Një kalë brazilian, i quajtur Caramelo, nga përdoruesit e mediave sociale, tërhoqi vëmendjen këto ditë pasi një helikopter i lajmeve televizive e filmoi atë të bllokuar në një çati në Brazilin jugor, ku përmbytjet masive kanë vrarë më shumë se 100 njerëz deri më tani. Rreth 24 orë pasi ai u vu re, dhe njerëzit nisën të kërkonin shpëtimin e tij, një ekip i emergjencave në shtetin e Rio Grande do Sul të Brazilit, mundi ta shpëtonte me sukses Caramelon.