Pika Kufitare e Kakavijës do të jetë e bllokuar këtë të premte për disa orë si pasojë e protestës që do zhvillojnë fermerët grekë. Duke nisur nga ora 19:00 deri më 22:00, fermerët e blegtorët do të bllokojnë aksin rrugor Kakavijë-Janinë. Autoritetet doganore thonë se gjatë ksaj fashe orare do të lejohet kalimi vetëm për mjetet e emergjencës, ndërsa apelojnë të gjithë udhëtarët që të zgjedhin rrugë alternative për shkak të bllokadës.