Presidentja Vjosa Osmani i dorëzoi shkrimtarit të njohur Ismail Kadaresë Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës. Dorëzimi është bërë gjatë vizitës që presidentja Osmani është duke e zhvilluar në Shqipëri. Sipas Osmanit, dhënia e nënshtetësisë për Kadarenë është nderim për shtetin e Kosovës. 'Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës. Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun!'- shkruan Osmani.