Një kabinë elektrike u përfshi nga flakët mbrëmjen e kësaj të premteje në një pallat 5-katësh në lagjen “ Liri Gero” në Fier. Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Dyshimet e para Janë për shkak të mbingarkesës në rrjet, por hetimet për ngjarjen vijojnë.