Top News/ KAAN ‘pushton’ qiellin, avioni i parë ushtarak i Turqisë kryen fluturimin testues
21/02/2024 14:22

Avioni i parë luftarak i prodhuar në Turqi, Kaan, ka kryer fluturimin e tij testues të mërkurën, në kuadër të përpjekjeve të vendit për të fuqizuar forcat ajrore. Turqia, anëtare e NATO-s, nisi projektin e saj TF-X për të prodhuar një avion vendas luftarak, në 2016-ën. Kompania turke TUSAS firmosi një marrëveshje me britaniken BAE Systems me vlerë 125 milionë dollarë, në 2017-ën për të prodhuar avionin luftarak të gjeneratës së re. TUSAS ndau një video që tregonte një avion luftarak KAAN, që ngrihej në fluturim dhe më pas kthehej në një bazë ajrore në veri të Ankarasë. “Me KAAN, vendi ynë jo vetëm që do të ketë një avion luftarak të gjeneratës së pestë, por edhe teknologjinë që pak vende në botë e kanë”, tha Haluk Gorgun, shef i drejtorisë së industrisë së mbrojtjes në turqi. Avioni i ri ushtarak fillimisht do të pajisety me dy motorë të General Electric F-110, që përdoren edhe në avionët e gjeneratës së katërt të prodhuar nga Lockheed martin, F-16. Turqia synon të përdorë më pas motorë të prodhuar në vend për prodhimin në seri të avionëve KAAN – tha Gorgun, cka pritet të jetësohet në 2028-ën. Turqia së fundmi ka siguruar një marrëveshje për blerjen e 40 avionëve luftarakë F-16 dhe 79 paketa modernizimi për avionët ekzistues të saj F-16, nga SHBA, pas një procesi shumë të vonuar. SHBA vendosi sanksione mbi industrinë turke të mbrojtjes, pavarësisht se vendi është anëtar i NATO-s, në dhjetor 2020, pasi ankaraja bleu sistemet ruse të mbrojtjes raketore S-400 dhe e përjashtoi atë nga programi i avionëve luftarakë F-35, ku turqia ishte prodhuese dhe blerëse në të njëjtën kohë. Ankaraja është e interesuar po ashtu edhe për blerjen e 40 avionëve eurofighter Typhoon, ndërtuar nga një konsorcium i përbërë nga gjermania, britania, italia dhe spanja, përfaqësuar nga Airbus, BAE Systems dhe Leonardo.

Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58