Në tribunalin e Hagës u dëgjuan deklarimet përfundimtare të ish komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët kërkuan nga trupi gjykues drejtësi dhe paanshmëri duke shpalosur detaje të luftës dinjitoze të popullit të Kosovës në partneritet me NATO-n për të fituar lirinë.