Afati i ligjit për investimet strategjike përfundon në 31 dhjetor të vitit 2024, por socialistët propozojnë që të shtyhet sërish deri në fund të vitit 2026. Në draftin që mban firmën e deputetes, Pranvera Resulaj thuhet se interesi i bizneseve mbetet shumë i lartë për këtë paketë ligjore, ndaj propozohet që afati për paraqitjen e kërkesave të shtyhet edhe dy vjet.