Ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet në Shtetet e Bashkuara, presidenti Donald Trump u ka dhënë udhëzime guvernatorëve që të rihapin ekonomitë e shteteve të tyre në muajt e ardhshëm. Plani “Rihapja e Amerikës” ka tri faza, gjatë të cilave shtetet mund t’i lehtësojnë gradualisht masat e izolimit. “Amerika dëshiron të jetë e hapur dhe amerikanët dëshirojnë të jenë të hapur. Mbyllja kombëtare nuk është zgjidhje e qëndrueshme afatgjate”, tha Trump në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë.