Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në fjalën e tij në interpelancën e thirrur nga deputeti Ervin Salianji, tha se gjatë kohës që ata ishin në qeveri, vlera e drogës së prodhuar në Lazarat, ishte sipas tij dy herë më e madhe se buxheti i shtetit. Ministra tha se lufta kundër kultivimit të narkotikëve është prioritet i qeverisë. Deputeti demokrat Ervin Salianji në interpelancën me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla, kërkoi nga ky i fundit informacione në lidhje me masat e marra për frenimin e krimit dhe emigracionit të paligjshëm