Kryeministri Boris Johnson përballet me një votëbesim pasi një numër në rritje ligjvënësish në partinë konservatore në qeveri, vunë në pikëpyetje autoritetin e liderit britanik pas skandalit të njohur tani si Party-gate. Johnson që siguroi një fitore të madhe në 2019-ën, ka qenë nën presion pasi ai dhe stafi i tij zhvilluan festa ku është konsumuar alkool, në kryeministri, kur britania ishte nën izolime strikte për shkak të koronavirusit.