Kryeministri britanik, Boris Johnson, e përshkroi krizën e koronavirusit si “katastrofë” për Mbretërinë e Bashkuar, por tha se tani nuk është koha për të hetuar atë që mund të jetë bërë keq. “Kjo është një katastrofë. Mos t’i zbusim fjalët tona. Ka qenë një makth absolut për vendin dhe vendi ka përjetuar një tronditje të thellë”, tha Johnson për Times Radio në Britani.