Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden shpreson se një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit mund të arrihet javën e ardhshme, para nisjes së Muajit të Ramazanit. I pyetur se kur shpreson se mund të finalizohet një marrëveshje e tillë, Presidenti Biden tha: “Shpresoj në fillim të fundjavës. Në fund të fundjavës. Këshilltari im i sigurisë kombëtare më thotë se i janë afruar. Janë pranë. Nuk kanë përfunduar ende. Shpresa ime është që deri të hënën që vjen do të kemi një armëpushim”.