Numri dy i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi gjatë një takimi me strukturat në Lushnje prezantoi listën e këshillit bashkiak të propozuar dhe miratuar nga kryesia e kësaj force politike për bashkinë e Lushnjes. Në rrjetet sociale, Bardhi u bëri thirrje demokratëve të mos fuqizojnë me votë asnjë parti tjetër politike. Një mesazh që duket se i drejtohet koalicionit të drejtuar nga Ilir Meta, e që ka në përbërje përkrahësit e Sali Berishës.