Misioni I NATO-s në Kosovë, KFOR, në bashkëpunim me trupat amerikane të aviacionit të vendosur në Komandën Rajonale-Lindje, ka vijuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë pjesë të ndryshme të vendit. Sipas KFOR, dy helikopterë ushtarakë të tipit UH-60 Black Haëk kanë realizuar një seri operacionesh ajrore për hedhjen e ujit në zonat e prekura, me qëllim mbajtjen nën kontroll të flakëve që rrezikonin jetën e banorëve dhe infrastrukturën lokale.