Rreth 2 orë ka zgjatur protesta para Kryesisë së Kuvendit e thirrur nga Partia Demokratike ndërkohë paralelisht Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin shqyrtonte kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Berishës. Me një pjesëmarrje të ulët në protestë, Berisha e konsideroi si nisjen e mosbindjes civile për të mbushur bulevardet e sheshet e vendit. Ish-kryeministri kështu paralajmëroi nisjen e protestave para Kuvendit.