Kryeministri Edi Rama, në asamblenë e Partisë Socialiste të njësisë 12 u ndal tek procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Rama përgënjeshtroi zërat që thonë se miratimi i raportit IBAR ka ngecur për shkak të qëndrimit të qeverisë shqiptare ndaj rastit ‘Balluku’.