Reforma e vitit 2014 e ka përmirësuar ndjeshëm skemën e pensioneve dhe raportin mes kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe pensionistëve. Por, emigrimi, informaliteti i lartë dhe nëndeklarimi i pagave po e dëmton. Ky është vlerësimi i Bankës Botërore, që në tryezën e organizuar këtë të mërkurë me Qeverinë shqiptare propozoi me një gjuhë teknike ndërhyrjen përmes ndryshimit të skemës.