“NATO nuk ka marrë vendim për të reduktuar trupat amerikane në Kosovë”, ka deklaruar komantanti i forcës paqeruajtëse KFOR, gjeneral majori Özkan Ulutaş. Komandanti tha se NATO do ta ruajë praninë e saj të përhershme në pjesën veriore të vendit dhe se SHBA do të vazhdojë të luajë rol thelbësor për të ofruar siguri në gjithë Kosovën. “Përbërja dhe pozicionimi i KFOR-it rishikohen periodikisht dhe përshtaten sipas zhvillimit të rrethanave në mënyrë që misioni të mbetet efektiv. Aktualisht, nuk ka ndryshime të rëndësishme nën shqyrtim”, deklaroi Ulutash. Komandanti tha se KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.