Kryeministri Edi Rama mbylli çdo shteg që Shqipëria të nënshkruajë me Britaninë e Madhe një marrëveshje për strehimin e emigrantëve të ngjashme me atë të firmosur më Italinë Deklarata u bë gjatë konferencës së përbashkët me homologun britanik, Keir Starmer. Ky i fundit tha se Britania e Madhe është në diskutime me një sërë shtetesh, teksa ujdinë Rama-Meloni e konsideroi novatore.