Gjykata e Apelit të Posaçëm i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për të shfuqizuar një nen të Kodit të Procedurës Penale, ku parashikohet zgjatja e afateve të paraburgimit të të gjithë personave të akuzuar në një dosje të caktuar, edhe nëse zvarritja e gjykimit ndodh prej një personi të vetëm. Apeli i Posaçëm thotë në kërkesën e depozituar në Gjykatën Kushtetuese më 8 janar të këtij viti se neni 265 i Kodit të Procedurës Penale bie ndesh me nenet 17 27 dhe 28 të Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe me nenin 5 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.