Të rinjtë e Kosovës përfundimisht nuk do t’i nënshtrohen shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Sipas ministrisë së Mbrojtjes, në vend të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, do të praktikohet koncepti I mbrojtjes totale. Ministria është shprehur për mediat në Kosovë, se modeli I mbrojtjes totale është më lehtë i menaxhueshëm në aspektin logjistik dhe përputhet me praktikat që aplikojnë shumë shtete anëtare të NATO-s. “Thelbi i përbashkët i këtyre modeleve është se mbrojtja nuk trajtohet vetëm si përgjegjësi e forcave të armatosura, por si angazhim gjithëpërfshirës i shtetit dhe shoqërisë, duke garantuar që çdo qytetar i Republikës së Kosovës ta dijë rolin dhe përgjegjësinë e tij në rast emergjence apo krize”, thotë ministria e Mbrojtjes. Sipas konceptit tw mbrojtjes totale, çdo qytetar do tw ketw një rol në mbrojtje, siguri dhe situata emergjente.