Top News – Jo më ‘gjeneralë të shëndoshë’ / Trump dhe Hegseth, ultimatum komandantëve të ushtrisë
01/10/2025 14:47

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kritikoi 'gjeneralët e shëndoshë' dhe nismat e diversitetit që ai tha se çuan në dekada të tëra degradimi në ushtri dhe tha në një takim të rrallë me komandantët të martën se ata duhet të japin dorëheqjen nëse nuk mbështesin axhendën e tij. Hegsethit iu bashkua edhe Presidenti Donald Trump, i cili gjithashtu mbajti një fjalim para admiralëve dhe gjeneralëve të mbledhur në Quantico, të Virxhinias, ku hodhi idenë e shfrytëzimit të dislokimeve në qytetet amerikane si "vende stërvitore për ushtrinë". Vërejtjet nga Hegseth, një ish-personalitet i Fox Neës, dhe Trump, një ish-yll televiziv i reality shoë-ve, kishin elemente televizive pasi zyrtarët e lartë ushtarakë amerikanë u thirrën me urgjencë javën e kaluar, për të marrë pjesë në ngjarjen e improvizuar. "Udhëheqës politikë budallenj dhe të pamatur vendosën një drejtim të gabuar të busullës dhe ne humbëm rrugën”, tha Hegseth ndërsa hapi takimin. "Por jo më." Duke iu drejtuar një auditoriumi plot me zyrtarë të lartë që kishin ardhur nga e gjithë bota, Hegseth mbrojti shkarkimet e tij në departamentin e mbrojtjes, përfshirë gjeneralin më të lartë të SHBA-së, me ngjyrë, dhe admiralin më të lartë të Marinës, që është një grua, duke thënë se ata ishin pjesë e një kulture të prishur. Ai premtoi ndryshime rrënjësore në mënyrën se si Pentagoni trajton ankesat për diskriminim dhe heton akuzat për shkelje. Ai tha se sistemi aktual ka zyrtarë të lartë që ecin si mbi "lëvozhga vezësh". "Nëse fjalët që po them sot nuk ju pëlqejnë, atëherë duhet të bëni gjënë e duhur dhe të jepni dorëheqjen", tha Hegseth duke shtuar më pas se ishte "krejtësisht e papranueshme të shihje gjeneralë dhe admiralë të shëndoshë në korridoret e Pentagonit".

Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08