“Nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për një bashkëpunim me LVV-në”, ka qenë kjo deklarata e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas një mbledhje prej më shumë se 5 orësh me kryesinë e LDK. Ai deklaroi se nuk kanë pasur asnjë takim me asnjë parti politike në Kosovë, sidomos me Lëvizjen Vetëvendosje.