6 muaj pas incidentit të ndodhur protestën e 6 dhjetorit të thirrur nga ish-kryemnistri Sali Berisha, ku 31-vjeçari Gerti Shehu do ta godiste këtë të fundit me grusht, ka dale edhe ekspertiza mjeko-ligjore. Sipas përfundimeve të arritura nga kjo ekspertizë Gerti Shehu duhet të shtrohet në spital psikiatrik. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, agresori i Berishës rezulton ‘jo i qëndrueshëm mendërisht’.