Mbrëmjen e të mërkurës, kryeministri Edi Rama shtroi në ambientet e Pallatit të Kongreseve një iftar për besimtarët myslimanë, që agjërojnë në këtë muaj Ramazani. Duke marrë shkas edhe nga gjendja shëndetësore ende jo e mirë, kryeministri Rama i la fjalën përshëndetëse për pjesëmarrësit, bashkëshortes së tij, Linda Ramës. Kjo e fundit e nisi fjalimin me nota humori, teksa tha se jo çdo e keqe vjen për keq, pasi pikërisht apendiciti i Ramës, u kurseu të ftuarve një fjalim të gjatë të tij.